Qytetërim

'Më ka zënë beli ndryshk'/ Saimir Korreshi sfidon veten, nga Kuvendi në pistën e DWTS

Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

k.m.
'Më ka zënë beli ndryshk'/ Saimir Korreshi sfidon
Saimir Korreshi dhe Livia

TIRANË- Nga Kuvendi i Shqipërisë tek salla e kërcimit, kjo do të jetë e përditshmja e deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshit. Ashtu sikurse vetë ka njoftuar, ai do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing with The Stars”. Demokrati do të zbresë për herë të parë në pistën e kërcimit krah Livias, që do të jetë partnerja e tij gjatë kësaj eksperience.

PREZANTIMI ZYRTAR: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Livia është balerinë profesioniste dhe punon në teatër si balerinë e parë. Deputeti i dalë nga lista e qytetit të Lushnjes, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta në Kuvend, ka dhënë një intervistë të shkurtër disa ditë më parë në "Shqipëria Live", për të promovuar pjesëmarrjen e tij në emision.

"Beli më është trashur çik por duhet me provu. Nëse ka një dasmë e marr vallen e pari dhe kjo më shtyu, në dasmën time i bëra një surprizë nuses u vesha me veshje tradicionale të Lushnjës dhe Myzeqesë, beli ka zënë ndryshk, nuk na përgjigjet trupi,"-u shpreh ai gjatë intervistës.

Spektakli “Dancing With The Stars Albania” nis së shpejti, por mbetet për t'u parë nëse deputeti do të 'shkëlqejë' në arenën e kërcimit! 

Poll

MOS HUMB