Qytetërim

“Më kanë trajtuar si serb në Kosovë”, Klodian Duro flet për deklaratën e tij: Duhet të respektojmë njëri-tjetrin

Ai tha se si fillim kolegët duhet të respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të vlerësohen maksimalisht.

I.F
“Më kanë trajtuar si serb në Kosovë”, Klodian
Klodian Duro

PRISHTINË- Ish-futbollisti Klodian Duro deklaroi se gjatë kohës kur ai ishte trajneri i Feronikelit, atë e kanë trajtuar si serb në Kosovë. Duro u ftua në emisionin "Dueli Sportiv", për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj deklarate dhe se kush ishin personat që nuk e kanë respektuar. Ish-trajneri i Feronikelit nuk përmendi emra, por tha se nuk është respektuar nga kolegët e tij, kur është ftuar në studio dhe e kanë trajtuar si serb.

Ai tha se si fillim kolegët duhet të respektojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të vlerësohen maksimalisht.

“Për 1 vit unë kam qenë trajner i Feronikelit, por si jam trajnuar unë legjenda e Shqipërisë në Kosovë? Kolegët e mi të ftuarit në studio më kanë trajtuar mua në Kosovë si serb. Ju e dini shumë mirë nuk është nevoja t’i përmend. Media më ka trajtuar shumë mirë. Unë e kaloj çdo gjë, nuk kam gjë personale. Ne duhet të respektojmë pikë së pari njëri-tjetrin dhe pastaj të jemi të fortë edhe kundra Serbisë edhe kundra të tjerëve dhe pastaj të tjerët ta dinë dhe të na vlerësojnë maksimalisht. Nëse ne nuk vlerësojmë njëri-tjetrin kush do të na vlerësojë ne?”, tha Duro.

Klodian Duro përmes një postimi në X deklaroi se gjatë kohës që ishte trajner i Feronikelit është trajtuar si serb dhe kolegët e tij kanë treguar mosrespekt ndaj tij, kur e kanë ftuar në studio. Kjo nuk është deklarata e vetme që vjen nga Kosova pasi po ashtu opinionisti Blendi Memaj ofendoi Jasir Asani, ku u shpreh se ai nuk mund të lidhi as këpucët e sulmusesit të Kosovës Edon Zhegrovës. Memaj po ashtu shtoi se Kosova është më lart se Shqipëria përsa i përket individualitetit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB