
GREQI- Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e këngëtarit të njohur grek, Vassilis Karras. Me lot në sy, lule të bardha në duar dhe tekstet e këngëve të tij, mijëra njerëz i thonë lamtumirën Vassilis Karras në Kishën e Shenjtë të Zotit Agia Sofia në Selanik, ku prej orës 10 të mëngjesit ndodhet trupi i tij.
Fansat e Vassilis Karras kanë krijuar radhë të gjata jashtë Tempullit të Shenjtë të Zotit Sofia, me disa vargje nga këngët e tij. “Ti je kudo”, “Tani fik dritat” janë disa nga ato që dëgjohen, ndërsa disa nuk duan ta besojnë vdekjen e tij dhe thërrasin “çohu dhe këndo për ne Vassili”.
Me të mbërritur arkivoli, admiruesit dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët kishin udhëtuar në Selanik nga e gjithë Greqia dhe ndodheshin aty që në orën 8 të mëngjesit, shpërthyen në duartrokitje.
Familjarët e këngëtarit shihen të pikëlluar në Tempullin e Shenjtë, me bashkëshorten, vajzën dhe vëllain, duke i dhënë forcë njëri-tjetrit.
Këngëtari Vassilis Karras u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare në 24 dhjetor. Sipas informacioneve, këngëtari kohët e fundit ishte shtruar në reaminacion për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit nga një goditje në tru./ZËRI