
TIRANË-Edhe sot spektakli ka filluar me debate, ku Romeo dhe Meritoni duket se nuk do i kthehen më shoqërisë së tyre. Romeos sqaroi se marrëdhënia është thyer përfundimisht pasi e prishi miqësinë për lojën dhe e prek në pikat e tij të dobëta.
“Unë jam munduar gjithë kohës që t’i qëndroj në krah se ne njiheshim jashtë, kemi pasur marrëdhënie, kemi qenë shokë, marrëdhënia jonë u thye përfundimisht. Të shkosh deri në atë gradë për një lojë, s’do e kisha bërë dot kurrë. Më uli për të ngritur dikë tjetër, ngacmon të dashurën time për të më provokuar mua dhe për të më çuar në limite. I them mos prek në familje, vazhdon. I them mos prek te e dashura, vazhdon te e dashura. Ka ngacmuar Sarën e Bardhit, nuk e linte rehat. Në momentin që ka gjetur këtë formë, sherri me gocat dhe të dashurat e shokëve të tu këtu brenda. Kjo është loja, nuk kupton që janë ça gjëra përtej lojës, nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi. Unë s’do e bëja dot”-tha Romeo.
Meritoni nga ana e tij tha se u ndje i tradhtuar.
“Në mënyrë indirekte më ka ulur poshtë. Mua mi ka thënë fjalët e fundit në momentin që kam thënë një të vërtetë ndaj tij. Ka qenë Romeo të rripi nuk ka qëndruar afër, te dasma nuk ka ardhur te celebrimi. Pasi u ndamë nga Heidi, unë e pash të vajtuar dhe pash një Romeo gropë fare. Kur u bashkua me Heidin thash po sheshohen gjërat, thash po reflekton. Djali po mëson po merr ca këshilla. Egla mësuesja e tij e përbetuar…më uli poshtë. Unë jam ndjerë i tradhtuar, Romeo e ka lojën më të rëndësishme sesa kjo shoqëri, po i nënshtrohet Eglës”-tha Meritoni.
Një koment ka patur edhe Ilnisa nga studio ku u shpreh se është tërësisht kundër Romeos, teksa e cilësoi atë si ‘abuzuesin më të madh në lojë’.
“Më vjen keq dhe nuk jam e bindur nëse kjo marrëdhënie ka qenë e vërtet. Në rastin konkret jo se jam me Meritonin, por jam kundra Romeos. Si nuk është ndjerë dhe vënë re nga ana e tij se për hir të një lojë nuk duhet të kalojë limitet, ka shkelur me dy këmbët limitet. Për mua Romeo është abuzuesi më i madh në këtë lojë. Nën dirigjimin e ‘Veglës’. Volteri thotë budallallëku qëndron njësoj, në kohët e sotme ndjek bigun, Romeon Eglën dhe Heidin. Nuk shkon askund përveçse pas. Kanë mbetur në vend”-u shpreh Ilnisa.