Qytetërim

Me porta të "pastra"! Shqipëria tenton por nuk e gjen golin, barazim pjesa e parë me Gjeorgjinë

Edhe pse me më shumë raste, djemtë kuqezi nuk e gjetën dot rrugën e golit, por as nuk kanë pësuar duke i ruajtur të paprekura portat deri në tani. 

k.m.
Me porta të "pastra"! Shqipëria tenton por nuk e gjen golin,
Pamje nga ndeshja

TIRANË- 0-0, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Edhe pse me më shumë raste, djemtë kuqezi nuk e gjetën dot rrugën e golit, por as nuk kanë pësuar duke i ruajtur të paprekura portat deri në tani. 

Duke u bazuar në statistikat e ndeshjes, Shqipëria ka pasur përqindje më të madhe të mbajtjes së topit, 51-49, ndërsa faulle më shumë janë shkaktuar nga kundërshtarët. Plot 8 të tillë kanë shënuar gjeorgjianët, ndërsa Shqipëria numëron 5. Megjithatë deri më tani, gjyqtari i ndeshjes i ka kursyer kartonat duke mos akorduar asnjë.

Me porta të "pastra"! Shqipëria tenton por nuk e gjen golin,
Statistikat

Ndërkohë, ndeshja tjetër që po luhet në Ligën B në grupin 1, ajo mes Çekisë dhe Ukrainës ka pasur plot 3 gola. Deri më tani Çekia po fiton me rezultatin 2-1. Por sërish, edhe në ndeshjen tjetër janë edhe 45 minuta për t'u luajtur./ZËRI

Poll

MOS HUMB