Qytetërim

Me qëllim?! Detaji në fustanin e Kim që i bëri të gjithë të flasin

Në fakt e gjitha është një skemë e qëllimshme si për të treguar se "kryevepra" që mbante veshur ishte e "firmës së njohur me të cilën ka një bashkëpunim të vjetër. 

a.l
Me qëllim?! Detaji në fustanin e Kim që i bëri të
Kim Kardashian

PARIS- Edhe këtë vit, ylli televiziv Kim Kardashian u sigurua të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në Javën e Modës në Paris. Për sfilatën vjeshtë-dimër 2024 të "Balenciaga" Kim zgjodhi një fustan të zi të gjatë me dantellë me detajin e shpinës plotësisht të hapur, ku tregonte një etiketë të "Balenciagës". Gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se Kim mund të ketë harruar ta heqë etiketën nga fustani, por jo. Në fakt e gjitha është një skemë e qëllimshme si për të treguar se "kryevepra" që mbante veshur ishte e "firmës së njohur me të cilën ka një bashkëpunim të vjetër. 

Me qëllim?! Detaji në fustanin e Kim që i bëri të
Kim Kardashian

Aksesorët e vetëm të Kim-it ishin një palë taka të zeza dhe një byzylyk argjendi rreth kyçit të dorës. Kim e kompletoi look-un e saj me modelin e flokëve bisht, sytë "smokey", buzëkuq rozë dhe kontur në bronz./ZËRI

Poll

MOS HUMB