
TIRANË- Shumë diskutime në rrjetet sociale ka nxitur një status i artistit të njohur të "make up", Dario Doka, i cili ngriti akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit. Në një nga postimet e tij, Dario Doka shkruante se Meritoni e kishte ftuar për një natë në hotel.
“Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

Dario Doka i ka qëndruar deklaratave të tij në emisionin "Fan Club", ai e konfirmoi edhe njëherë pretrendimin e tij, duke u shprehur edhe i gatshëm që të përballej me reperin nga Kosova nëse do të ishte nevoja.
“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private. Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,"- tha Dario Doka.
Pas transmetimit, në studio ishte dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi, i cili tha se i besonte versionit që tregonte "make up" artisti.
“E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”.
Megjithatë, mbetet që versioni i Meritonit të zbulohet pas daljes së tij nga shtëpia e "Big Brother"./ZËRI