Qytetërim

'Messenger' sjell përditësimet e madha që të gjithë i kishim pritur

Për të komunikuar me dikë, mjafton të skanoni kodin QR dhe mund t’ju shfaqet në “chat” pa qenë nevoja ta shtoni si mik.

f.t
'Messenger' sjell përditësimet e madha që të
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Aplikacioni i 'Messenger', i platformës META,  i njohur si Facebook ka vendosur që pas shumë kohësh të sjellë disa përditësime të clilat përdoruesit i kanë pritur prej kohësh. Tashmë përmes 'Messenger' do të keni mundësi të dërgoni fotografi me cilësi të lartë (HD), çka ishte e pamundur më parë.

Koha kur fotografitë e dërguara me Messenger humbisnin cilësinë e tyre tashmë ka marrë fund. Përpara se të çoni një fotografi, kur e zgjidhni atë, tashmë shfaqet një buton (HD) të cilin duhet ta zgjidhni për të çuar fotografinë me cilësi maksimale. Gjithashtu një opsion tjetër është ai që t’i dërgoni fotot në formën e albumit, edhe në “Group Chat”.

Messenger ka rritur madhësinë e dërgimeve në 100MB si dhe njeh formate si Word, PDF dhe Excel. Një risi tjetër është ajo e QR code. Për të komunikuar me dikë, mjafton të skanoni kodin QR dhe mund t’ju shfaqet në “chat” pa qenë nevoja ta shtoni si mik.

Poll

MOS HUMB