Qytetërim

Milani “i dënuar” për të nisur epokën e re: Tarja drejtor, Italianoja drejt pankinës

Mes Milanit dhe Tares pati një rruge të gjatë negociatash, që filloi në Londër dhe vazhdoi në Romë.

Redaksia Zëri
Milani “i dënuar” për të nisur epokën e re:
Igli Tare

ITALI- AC Milan e ka të qartë se çdo vonesë në drejtim të ngrijtes së një structure të re klubi, pavarësisht mospjesëmarrjes në turnetë evropianë, është kosto që i ngarkohet vitit të ardhshëm. Për të mos u gjendur përballë këtyre peshave klubi është pranë zyrtarizimit të Igli Tares si drejtor sportiv, me një kontratë trevjeçare, dy plus një, me opsion rinovimi dhe rritjeje graduale me bazë performancën. Mes Milanit dhe Tares pati një rruge të gjatë negociatash, që filloi në Londër dhe vazhdoi në Romë.

Tare ka zgjedhur të rikthehet në Itali, duke refuzuar oferta të pasura nga klubet e Arabisë Saudite. Me një përvojë 15-vjeçare te Lacioja, ai do të sjellë eksperiencën dhe vizionin e tij në ndërtimin e skuadrës së re, ku siç mësohet paraprakisht do të fokusohet te lojtarët e rinj me potencial.

Struktura e re pritet të krijohet brenda pak ditësh dhe Tare do të ketë një rol të rëndësishëm jo vetëm në merkato, por edhe si pikë referimi e përhershme në Milanello. Ai do të plotësojë boshllëkun e krijuar nga mungesa e një figure të fortë teknike në vitet e fundit. Shqiptari ynë vlerësohet për aftësinë e tij për të zbuluar talente dhe për njohjen e thellë të realitetit të Serisë “A”. Sidomos kjo e fundit përputhet më së miri me vizionin e një Milani më italian dhe më të qëndrueshëm.

Të reja ka edhe për zhvillimet në pankinë. Gara për pasuesin e Konseisaos është ngushtuar në dy emra: Vincenzo Italianoja i Bolonjës dhe Masimiliano Alegri. Fitorja e fundit e Italianos në Kupën e Italisë me Bolonjën e ka lartësuar në vendin e parë si favorit për postin.

Ai përfaqëson një stil loje modern dhe sulmues, të përshtatshëm për një projekt rilindjeje dhe duket më pranë profilit të Tares. Alegri mbetet një alternativë me peshë për shkak të trofeve dhe eksperiencës, por me një qasje më tradicionale dhe me kosto e kërkesa më të larta në drejtim të emrave të lojtarëve. Vendimi për trajnerin do të vonojë edhe pak, por rruga e re e Milanit tashmë ka nisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB