
ARABIA SAUDITE-Gara e zhvilluar në Cirkuitin Ndërkombëtar të Sakirit në Bahrein ishte spektaktolare. Gara konfirmoi formën e shkëlqyer të Oskar Piastrit. Piastri dominoi fundjavën dhe dëshmoi që Meklareni këtë vit mund të mbështetet te ai. Çmimi i Madh i Bahreinit dhuroi emocione të forta për tifozët e Formula 1, me një nisje të zjarrshme dhe me shumë parakalime.
Andrea Kimi Antonelli i Mercedesit ishte emri që dha kontributin më të madh në emocionet e garës. Ai, pavarësisht moshës së re, kreu kalime të guximshme ndaj emrave "veteranë" si Karlos Sainz dhe Maks Verstapen.
Ferrari pati sërish një garë të trazuar, vetëm një vend të katërt dhe të pestë për dy pilotët e tij: Ljuis Hamiltoni pati vështirësi për të shkëlqyer, ndërsa Çarls Leklerk arriti të fitojë disa pozita falë një manovrimi të fortë përgjatë garës.
Renditja në Bahrein ishte si vijon:
1. Oscar Piastri
2. George Russell
3. Lando Norris
4. Charles Leclerc
5. Lewis Hamilton
6. Max Verstappen
7. Pierre Gasly
8. Esteban Ocon
9. Yuki Tsunoda
10. Oliver Bearman
11. Andrea Kimi Antonelli
12. Alexander Albon
13. Jack Doohan
14. Nico Hülkenberg
15. Isack Hadjar
16. Fernando Alonso
17. Liam Lawson
18. Lance Stroll
19. Gabriel Bortoleto
20. Carlos Sainz
Renditja e përgjithshme me pikë sheh këtë panoramë: Norrisi i Meklarenit i pari me 62 pikë, Verstapeni i Redbullit i dyti me 61 pikë, Piastri i treti nga Meklareni me 49 pikë./ZËRI