Qytetërim

Ministria e Drejtësisë firmos kërkesat e ekstradimit për Noizyn, Stresin dhe 'DJ Crax, reperi: Pse bre loqk

Pas veprimit të Haxhiut, Stresi e ka një koment për kërkesën ekstradimit.

f.t
Ministria e Drejtësisë firmos kërkesat e ekstradimit për
Bahtjar Bajraktari, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj

KOSOVË-Ministrja Albulena Haxhiu ka firmosur kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet. Ministrja Albulena Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t'u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij.

Pas veprimit të Haxhiut, Stresi e ka një koment për kërkesën ekstradimit. Reperi teka ka postuar një Instasory në Instagram, ku shfaqet lajmi për ekstradimin e tij dhe dy personave të tjerë Noizy-t dhe DJ Crax, ka një pyetje për Haxhiun. 

"Pse bre loqk e ki nënshkru,"-shkruan Stresi.

Ministria e Drejtësisë firmos kërkesat e ekstradimit për
POSTIMI

Reperi i njohur, Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në Kune, në Shëngjin. Ai dyshohet se së bashku me anëtarët e grupit të tij kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi Iseni. Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën për të cilin akuzohen Niozy me DJ-n e tij, ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërkohë Arkimed Lushaj vijon të jetë në kërkim. Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Stresit./ZËRI

Poll

MOS HUMB