
ITALI- Alesandro Del Pieroja, legjenda juventine, nga sot është zyrtarisht trajner. Ish-numri 10 i Juventusit ka përfunduar me sukses kursin në Koverçiano dhe ka shpallur me krenari në rrjetet sociale: Që nga sot mund të më quani Mister.
Me këtë njoftim, të shoqëruar nga disa foto dhe falënderime për familjen dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit, Del Pieroja ka përmbyllur fazën e parë të re në karrierën e tij. Teza e tij e trajningut kishte një titull prej liderësh të vërtetë: Njëri për të gjithë, të gjithë për një.
Reagimet nga tifozët, veçanërisht ata të Juventusit, nuk kanë munguar. Postimi i tij mori mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutave, të mbushura me zemra bardhezi dhe urime të qarta për një rikthim në shtëpi si trajner.
Për shumëkënd, ideja e Del Pieros në pankinën e Juventusit është një ëndërr që mund të bëhet realitet, madje disa komente shkonin pa doreza drejt propozimit të një dysheje ikonike për juventinët: Konte trajner, Del Pieroja zëvendës./ZËRI