
SHBA - Një skelet i vogël "alien" i gjetur në një shkretëtirë 20 vjet më parë mund të jetë në të vërtetë nga një racë e panjohur mini-njerëzësh që jetonin në shpella, shprehet një studiues.
Studimet e mëparshme thuhet se kanë vërtetuar se skeleti - me përmasa vetëm gjashtë cm - nuk ishin një fetus njerëzor, por një qenie plotësisht e formuar.
Personi që ka zbuluar skeletin pranoi se kishte filluar të shqetësohej për origjinën e krijesës. Krijesa misterioze është vetëm gjashtë centimetra e gjatë dhe nuk ka gjunjë, kafka e tij është në formë koni, sytë i ka të pjerrëta dhe ka në total dhjetë brinjë.
Skeleti i veçantë, me nofkën Ata, u zbulua në një kishë të braktisur në shkretëtirën Atacama të Kilit. Oscar Muñoz e gjeti skeletin të mbyllur brenda një qese lëkure të mbështjellë me leckë të bardhë dhe të lidhur me një fjongo ngjyrë vjollce – pa ndonjë sugjerim se nga ka ardhur. Muñoz më vonë ia shiti atë biznesmenit dhe studiuesit spanjoll Ramón Navia-Osorio Villar.
Studiuesi Navia-Osorio beson se skeleti është nga një racë e vogël njerëzish që bashkëjetonin me popullin Aymara në Amerikën e Jugut shumë vite më parë.

Së fundmi ai foli në shfaqjen televizive spanjolle Fourth Millennium dhe përjashtoi mundësinë që krijesa të ishte një alien.
Ai tha: “Ne e morëm atë në Akademinë Mbretërore të Shkencave Spanjolle dhe atje bëmë rrezen e parë X, me rrezatim të ulët, për të mos dëmtuar ekzemplarin. Tashmë na thanë se nuk e dinin se çfarë ishte, koka ishte aq voluminoze. Duart ishin të zgjatura, organet nuk ishin njësoj si tek njerëzit e kjo më shqetësoi”, tha Osorio.
Sipas Navia-Osorios, disa nga kolegët e tij deklaruan kategorikisht se Ata ishte tokësor. Ai tha se kjo krijesë nuk ishte jashtëtokësore, por tokësore.
Studiuesi beson se Ata nuk vjen nga hapësira, por ka bashkëjetuar me njerëzit shumë vite më parë. Ai shpjegoi: “Ishin njerëz shumë të vegjël që jetonin në shpella dhe dilnin vetëm natën, prandaj sytë e krijesës janë të çuditshëm në formë bajame. Një mik vendas nga fisi Aymara më tha se këto qenie jetonin me paraardhësit e tyre përpara se të vinin kolonët spanjollë”.
Që nga zbulimi i Ata-s në vitin 2003, spekulimet mbi origjinën e tij janë përhapur, teksa shumë njerëz besojnë se është jashtëtokësor. Skeleti u shfaq në një dokumentar si provë e mundshme për jetën aliene.
Analiza e ADN-së në vitin 2018 sugjeroi se ishte një fetus femëror me mutacione të pazakonta të lidhura me xhuxhizmin dhe skoliozën. Megjithatë, kjo u kundërshtua nga një studim pasues nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Siân Halcrou, profesor i bioarkeologjisë.
Ekipi nxorri këtë përfundim: "Si ekspertë në anatominë njerëzore dhe zhvillimin e skeletit, ne nuk gjejmë asnjë provë për asnjë nga anomalitë skeletore të pretenduara nga autorët"./Zëri.ai/