Qytetërim

Moderatore në 'Big Brother VIP 3 Fan Club'? Enxhi Nasufi konfirmon zërat

Enxhi konfirmoi zërat duke theksuar se është shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar.

f.t
Moderatore në 'Big Brother VIP 3 Fan Club'? Enxhi Nasufi
Enxhi Nasufi

TIRANË- Teksa dy ditë na ndajnë nga spektakli i ‘Big Brother Vip 3’, po konfirmohen thashetemet mbi edicionin e radhës nga moderimi tek personazhet. Së fundmi një prej tyre Enxh Nasufi i ka dhënë fund zërave mbi personazhin që do të moderojë Fan Clubin e Big Brother VIP 3.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Enxhi konfirmoi zërat duke theksuar se është shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar dhe do të përpiqet ta trajtojë me dinjitetin dhe seriozitetin maksimal.

Bieta: Tani na thuaj gjërat e tjera të reja. Për shembull emri jot lakohet për moderimin e Big Brother Fan Club, a do ta moderosh ti BBV Fan Club?

Enxhi: Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.

Silvi: Mbaroi një Dancing With The Stars filloi një tjetër.

Enxhi: Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa.

Më herët programi është moderuar nga Dojna Mema e më pas i kaloi Megi Pojanit. Ndërkohë Big Brother Vip do të fillojë në mbrëmjen e 13 janarit dhe edicioni i tretë do të prezantohet nga Ledion Liço./ZËRI

Poll

MOS HUMB