
PRISHTINË- Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, është përballur më një lum kritikash për këngën më të re që ajo ka publikuar. Kënga për të cilën bëhët fjalë është një version i këngës “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me artistin nga Dystinct.
Ndjekësit i kane kujtuar këngëtares momente kur ajo shante kolegët të cilët këndonin tallava.
“Dikur shante kolegët tani vetë. Turp”, shkruante njëri nga komentuesit.
Këngëtarja nuk e ka kursyer pëegjigjen e saj ndaj komenuesit duke i shkruar se është ë hapur për cdo zhaner dhe është e garshme ti punojë dhe këndojë më zemër.
“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, shkruan ajo.