
TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur sërish në shtëpinë e Big Brother Vip, ku këtë herë Egla është përplasur me Jetmirin. Gjithçka nisi pasi banorët ndodheshin në oborr dhe Sara është futur në pishinë për të mos lejuar banorët t’i marrin shiritin, e cila do ta penalizonte nga loja e dhënë nga Vëllai i Madh.
Teksa ajo ka tentuar të dalë ka qenë Meritoni ai i cili se ka lejuar, vetëm për të arritur ta nxjerrë atë jashtë lojë. Të dy kanë nisur të debatojnë, ndërsa më pas është përfshirë Egla. Duke parë situatën e agravuar, mes atyre të treve, ka ndërhyrë Jetmiri, i cili ka tentuar të prekë Eglën tek bluza, duke i kërkuar të qetësohen.
Menjëherë Egla është acaruar nga prekja e Jetmirit duke e quajtur 'budalla'.
Jetmiri: A ka mundësi të qetësoheni?!
Egla: Mos më prek mua me dorë. O budalla.
Meritoni: Mos e prek me dorë.
Jetmiri: Qetësohuni.
Egla: Kë prek ti me dorë ore kacami. Surrat i poshtër. Si prek me dorë burrë je ti.
Jetmiri: Vazhdo viktimizohu.