Bota

Sërish atentat ndaj Donald Trump? Mediat raportojnë për eksploziv...Policia e mohon: S'gjetëm gjë!

Në fillim u njoftua se eksplozivi ishte vendosur pranë vendit ku do të mbahej takimi elektoral i republikanit dhe se gjatë kontrollit të zonës qentë e policisë gjetën lëndën shpërthyese.

M.M
Sërish atentat ndaj Donald Trump? Mediat raportojnë për
Donald Trump

SHBA- Tre ditë pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, ditën e sotme u raporta sërish për një tjetër sulm ndaj kandidatit republikan pwr president. Por kwsaj here, u raportua se mjeti i zgjedhur pwr tw sulmuar Trump ishte tritoli. Në fillim u njoftua se eksplozivi ishte vendosur pranë vendit ku do të mbahej takimi elektoral i republikanit dhe se gjatë kontrollit të zonës, qentë e pwrdorur nga Policia e Shtetit gjetën lëndën shpërthyese.

Por lajmi i publikuar nw mediat amerikane u rrwzua nga Policia! Departamenti i Policisë së Nassau konfirmoi për Newsweek pranë vendndodhjes së tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Long Island, se nuk u gjet asnjë eksploziv.

“Ne hetuam për një njoftim të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk u gjet asgjë. Nuk jemi të sigurt se nga e ka origjinën ky informacion, por mund të konfirmojmë se nuk u zbulua asnjë eksploziv,”- tha një zyrtar i Departamentit të Policisë, i cili zgjodhi të mos identifikohej me emër.

Trump, kandidati republikan presidencial, do të mbajë një tubim fushate në orën 19:00 në Uniondale, Nju Jork në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau. Tubimi vjen vetëm tre ditë pas një atentati të dytë ndaj Trump në West Palm Beach, Florida. Pak ditë më parë, FBI arrestoi një person si të dyshuarin kryesor për atentatin e dytë në tentativë ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump. Sulmi ndodhi pak pranë fushës së tij të golfit, teksa ai po luante në ëest Palm Beach, Florida.

Donald Trump, i shpëtoi atentatit të parë ndaj tij në një tubim në Pennsylvania. Autori i ngjarjes ishte një 20 vjeçar, Thomas Matthew Crooks. Një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Trump mori një plagë në veshin e djathtë. Atentati i dytë ishte ai në Butler, Pensilvani, ku FBI arrestoi një person si të dyshuarin kryesor për atentatin në tentativë ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump. Sulmi ndodhi pranë fushës së tij të golfit, teksa ai po luante në West Palm Beach, Florida. / ZËRI

Poll

MOS HUMB