
TIRANË- Ish-banori Liam Osmani i cili sot ndodhet në qeli për mashtrim, dikur i kishte të qarta strategjitë e lojës në "BBV" madje edhe mundësitë për njohje të reja. Në rrjet është duke qarkulluar një intervistë e tij para se të futej në shtëpinë më të famshme, ku thotë se ndonëse jashtë është i lidhur me një vajzë nga Gjermania, është i hapur për një romancë të re në formatin e famshëm.
Më pas ai u justifikua se e gjitha do të ishte në kuadër të lojës, ndërsa zbuloi porositë e partneres që të mos prekë asnjë nga vajzat me dorë.
VIDEO më poshtë:
@topchanneltvalbania Intervistë me Liamin pak minuta para se të hynte në Big Brother dhe para arrestimit #shqiperialive #fyp #topchannel #topchannelalbania #tv #foryoupage #show #foryou ♬ original sound - Top Channel TV
Dje, u njoftua nga Policia e Tiranës se Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave./ZËRI