Qytetërim

"Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni"/ Veteranët reagojnë ashpër për heqjen e flamurit të UÇK-së nga stadiumi

Një prej reagimeve ka ardhur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

k.m.
"Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni"/ Veteranët reagojnë
Momenti kur hiqet flamuri

TIRANË- Gjesti i heqjes së flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga stadiumi "Arena Kombëtare" gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi ka ngjallur reagime në rrjet. Një prej reagimeve ka ardhur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, "Veteranët" e kanë cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së dëshmorëve të luftës. Por edhe ndaj historisë së popullit shqiptar.

Për ta, prekja e flamurit është njësoj si prekja e gjakut të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Reagimi i plotë nga OVL e UÇK-së:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip. Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Mbrëmë, një tifoz shqiptar nga Kosova është nxjerrë me forcë nga stadium nga Policia e Shtetit sepse kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “UÇK”. Ai u nxorr nga krahët nga një grup efektivësh që ishin angazhuar për sigurisë në “Air Albania”./ZËRI

Poll

MOS HUMB