
ITALI- Milani u mposht me rezultatin 1-3 ndaj Liverpulit, në duelin e parë të Champions-it, duke zhgënjyer totalisht tifozët kuqezinj, të cilët nuk i kursyen shpërthimet ndaj skuadrës së tyre.
Prej minutës së 80-të disa tifozë kuqezi u larguan nga tribuna e San Siros, ndërsa nga minuta e 85-të “Curva Sud” vendosi të mos këndonte më këngë dhe të heshtin.
Para fishkëllimës së fundit atmosfera u nxeh edhe më shumë. “Na keni çarë k*rin”, ka brohoritur disa herë i gjithë stadiumi teksa ndeshja shkonte drejt fazës finale.
E dopo l'avviso della Curva Sud pre #MilanVenezia, il secondo blu contesta negli ultimi 10 minuti di #MilanLiverpool.
— Thomas Rolfi (@TRolfi) September 17, 2024
Chi semina vento... pic.twitter.com/tmP8J5Vkjs
Pasi ndeshja mbaroi, Fonseka dhe lojtarët e tij u rreshtuan nga tifozët poshtë tribunës, duke marrë kritika të shumta. Mbrëmjen e djeshme rreth 60 mijë tifozë ishin të pranishëm në San Siro.
E dopo l'avviso della Curva Sud pre #MilanVenezia, il secondo blu contesta negli ultimi 10 minuti di #MilanLiverpool.
— Thomas Rolfi (@TRolfi) September 17, 2024
Chi semina vento... pic.twitter.com/tmP8J5Vkjs
E djeshmja ishte një mbrëmje për t’u harruar dhe për portierin e Milanit, Mike Maignan. Francezi, i cili kishte thirrur dy herë asistencën e stafit mjekësor në pjesën e parë për shkak të problemeve muskulore, u godit në mënyrë të pavullnetshme në gju nga Tomori në fillimin e pjesës së dytë.
Numri një i kuqezinjve u detyrua të dilte nga fusha dhe vendin e tij e zuri i riu Lorenzo Torriani, i lindur në vitin 2005.
Në orët në vijim do të duhet të vlerësohen kushtet e Maignan për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës në mbrëmje: derbin ndaj Interit.