
SHBA- Në rrjet po bëhet "nami". Fansat po komentojnë kudo një video që po qarkullon me shpejtësi, ku ish-bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, Kim Kardashian shfaqet në shoqërinë e partneres së tij të re, Bianca Censori.
Ylli i Kardashians, 43 vjeç dhe arkitektja, 29 vjeç janë filmuar duke shkëmbyer biseda dhe dukeshin komode në shoqërinë e njëra tjetrës në Chase Center gjatë koncertit të Kanye në San Francisko të martën, shkruan Page SiX.
Në koncert kanë marrë pjesë edhe nëna e saj Aleksandra e cila shihet në anën tjetër si dhe motra, Angelina. Ndërkohë Kim ka mbajtur përpara vajzën e saj Chicago, 6 vjeç. Fansat ndanë tronditjen e tyre për ngjashmërinë e Kim dhe Bianca kudo në rrjet.
“Ato duken si binjake”, ka shkruar njëri dhe një tjetër ka shtuar,“Kim duket si Bianca”.
“Ato ngjajnë kaq shumë këtu, sa më duket e çuditshme”, komentoi dikush tjetër.