Qytetërim

Napoli fsheh festën: qyteti “supersticioz” për titullin e katërt

Atmosfera është e përmbajtur.

Redaksia Zëri
Napoli fsheh festën: qyteti “supersticioz” për titullin e
FOTO ILUSTRUESE

NAPOLI- Napoli është në pritje të kujdesshme të mundësisë për të fituar titullin e katërt kampion, raporton sot “Corriere dello sport”. Ata po ruajnë një qëndrim të heshtur dhe supersticioz, në mënyrë që të “mos ndjellin tersin”. Qyteti, çfarë nuk është fare e zakontë pas fitoreve të mëdha, është pa zbukurime, pa flamuj apo pankarta zyrtare.

Megjithëse në prapaskenë janë gati flamujt me numrin “4”, të cilët po mbahen fshehur për momentin e duhur. Atmosfera është e përmbajtur. Turistët që vijnë në qytet mbeten të habitur nga mungesa e atmosferës festive, por Napoli po vepron me kujdes: me tri ndeshje të mbetura dhe vetëm tre pikë përpara Interit, askush nuk dëshiron të mallkojë fatin.

Dy herë nën lidershipin e yllit Maradona dhe një here me dyshen Ozmihen-Kvara ka mundur Napoli ta fitojë titullin (1987, 1990, 2023). Nëse ia dalin me Antonio Konten, ky do të jetë titulli i katërt në histori./ZËRI

Poll

MOS HUMB