Qytetërim

Napoli synon goditjen e madhe: De Brujnen

Belgu e njeh mirë Napolin dhe zonën përreth, falë lidhjeve të mëparshme me vendin dhe miqve të tij si Mertens e Lukaku, çka e bën transferimin një zgjedhje edhe personale, jo vetëm sportive.

Redaksia Zëri
Napoli synon goditjen e madhe: De Brujnen
Kevin De Brujne

ITALI- Pas përfundimit të një dekade brilante te Manchester Siti, Kevin De Brujne është bërë objekt i dëshiruar për klubet më të mëdha të Evropës. Sot, në avantazh janë dy klubet amerikane, DC Junajtid dhe Inter Majemi, por e ardhmja mund te sigurojë plot surpriza. Së fundmi ka dalë nga Anglia një zë i ri. Këtë zë e lakonte edhe "Gazzetta dello Sport" sot.

Emri i dalë prej tyre është pikërisht Napoli, që pas sigurimit të rikthimit në Champions League dhe një fund sezoni të jashtëzakonshëm me Konten në krye, po tenton një goditje spektakolare në merkaton verore. Kostoja zero do t'ia mbushte syrin dhe zemrën De Laurentisit. Belgu e njeh mirë Napolin dhe zonën përreth, falë lidhjeve të mëparshme me vendin dhe miqve të tij si Mertens e Lukaku, çka e bën transferimin një zgjedhje edhe personale, jo vetëm sportive.

Ky hap do të konfirmonte ambiciet serioze të presidentit De Laurentis dhe projektin afatgjatë të ndërtuar me drejtorin Mana dhe trajnerin Konte. Me paratë nga shitja e Kvarës dhe Osimhenit, Napoli synon një merkato të fuqishme që do ta vendosë mes elitës evropiane. Megjithatë, përpara se të nisin lëvizjet, fokusi mbetet te fundi i kampionatit, ku tre javë përpara përfundimit, Napoli është ende në garë për titull. De Brujni do të sillte pervojen e duhur per ta ruajtur titullin dhe per te provuar Evropen./ZËRI

Poll

MOS HUMB