TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të UEFA Nations League. Në prag të ndeshjeve që Shqipëria do të luajë në Nations League, Maran doli në një konferencë për shtyp ku bëri me dije listën e lojtarëve të grumbulluar.
Pas mungesave për shkak të dëmtimeve, rikthehen dhe grumbullohen në listë Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla, si dhe portieri Etrit Berisha. Ndërkohë, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina, marrin ftesën e parë me Kombëtaren.
Ndërsa ajo që bie në sy, është mungesa e Brojës dhe Bajramit, të cilët sipas trajnerit, janë lënë jashtë për shkak të me gjendjes së tyre aktuale.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy takimet ndaj San Marinos./ZËRI