Qytetërim

NBA me surpriza, Indiana trondit Klivëlend

Fundi i sfidës solli një kthesë të jashtëzakonshme. Maturin me 19 pikë nga stoli dhe Halibartoni me gjakftohtësi e guxim ishin vendimtarë në rikthimin spektakolar të Indianës.

Redaksia Zëri
NBA me surpriza, Indiana trondit Klivëlend
Foto ilustruese

SHBA- Indiana Pejsërs (Pacers) regjistroi një fitore të pabesueshme në fushën e Klivlënd Kavaliers. E pabesueshme, së pari sepse me Kavaljersat, këtë vit, ishte gati e pamundur t’i mposhtje në shtëpi. Së dyti, sepse fituan duke përmbysur një ndeshje që dukej e humbur dhe duke kaluar në avantazh 2-0 në serinë e play-off-it të Konferencës Lindore.

Së treti, për mënyrën se si rrodhi ngjarja: Kavaljersat, pa Garlandin, Moblejn dhe Hanterin, dominuan për tri pjesë falë një Donovan Miçelli të papërmbajtshëm. Ai shënoi 48 pikë. Fundi i sfidës solli një kthesë të jashtëzakonshme. Maturin me 19 pikë nga stoli dhe Halibartoni me gjakftohtësi e guxim ishin vendimtarë në rikthimin spektakolar të Indianës.

Klivëlënd po udhëhiqte me 7 pikë vetëm 48 sekonda nga fundi, por dy gabime të rënda e hapën derën për Pejsërsat. Halibartoni realizoi një gjuajtje të lirë, mori vetë ribaundin dhe në aksionin e fundit kreu një veprim të klasit të lartë, duke shënuar një trepikëshe magjike që vulosi përmbysjen vetëm një sekondë para fundit. Ky sukses i dha Indianës epërsinë psikologjike përpara ndeshjes së tretë në shtëpi, të premten.

Statistikat flasin për një përballje të fortë: Miçelli me 48 pikë dhe 9 asistime ishte lideri i Kavaljersave, ndërsa për Pejsërsat shkëlqyen Nesmithi dhe Tërneri me nga 23 pikë secili./ZËRI

Poll

MOS HUMB