
Sven-Goran Eriksson
STOKHOLM- Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte trajneri i parë jo-britanik i skuadrës së Anglisë, i cili udhëhoqi ‘Tre Luanët” në çerekfinale në tre turne të mëdhenj.
Ai qëndroi në krye të kombëtares angleze për pesë vite midis 2001 dhe 2006.
Në janar Eriksson lajmëroi se ai ishte diagnostikuar me kancer. Suedezi drejtoi 12 klube, duke përfshirë Manchester City, Leicester, Roma dhe Lazio, duke fituar 18 trofe. /ZËRI
Poll