
GJEORGJI- Ndeshja mes Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë është shoqëruar me mjaft incidente si para po ashtu edhe gjatë kohës që sportistët kanë qënë në fushë. Kjo ndeshje duket se ka qënë mjaft e vështirë si për tifozët shqiptarë por edhe për titullarët e kombëtares.
Tifozët 'kuqezi' që ndodhen në Gjeorgji janë sulmuar dje (13 tetor) nga tifozeria vendase, madje njëri prej tyre ka përfunduar në spital për ndihmë të specializuar.
Si rrjedhojë tifozët kërkuan që të shoqëroheshin nga Policia gjatë rrugës së tyre në stadium për shkak të situatës së tensionuar me tifozët gjeorgjan.
Por për të mos mbaruar me kaq, tifozët vendas kanë goditur me sende të forta edhe futbollistët shqiptar gjatë kohës që luhej ndeshja. Ramadani gjatë një aksioni u godit me një çakmak në kokë nga tribuna gjeorgjane duke e rrezikuar atë për ndonjë lëndim edhe më të rëndë./ ZËRI