Qytetërim

“Ndonjëherë të kërkoj me sy”/ Romeo i shpreh ndjenjat Heidit

Aktori nuk nguron ti tregojë Heidit se sa e rëndësishme është ajo për të në shtëpi.

f.t
“Ndonjëherë të kërkoj me sy”/ Romeo i shpreh
Heidi Baci

TIRANË-Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të distancuar nga pjesa tjetër e banorëve kanë zhvilluar një bisedë pas dasmës tradicionale të organizuar nga “Big Brother”. Dasma si duket ka bë Romen të shpreht më shumë për pëlqimin që ka ndaj Hedit. 

Të ndarë në krevatet e tyre Romeo teksa i hidhte shikime të ëmbla Heidit i tregon se gjatë kohës kur Meritoni dhe Ilnisa po martoheshin ai kishte menduar se sa bukur do të dukeshin ata të dy në altar. Më tej aktori nuk nguron ti tregojë Heidit se sa e rëndësishme është ajo për të në shtëpi.

Heidi: Çfarë po mendon?

Romeo: Po mendoja se sa bukur do të ishte dukur ti atje lart (në altar)

Romeo: Po ti çfarë po mendon?

Heidi: Nuk ta them…

Romeo: Dua të të përqafoj

Heidi: Hajde më përqafo

Romeo: Se di çfarë do bëja pa ty dhe pa Lisin në këtë shtëpi.

Heidi: Skandal! Edhe unë po e mendoja kur ti ishe në gjumë… dhe çdo gjë më dukej bosh.

Romeo: Mua më pëlqen kjo gjëja, që të duket bosh pa mua, të betohem do të isha çmendur pa ty dhe Lisin, të betohem ndonjëherë të kërkoj me sy. Po rrija jashtë tek veranda dhe më kapi një fytyrë e qeshur një fytyrë idiote dhe po mendoja se sa bukur do të dukeshe ti atje lart. Po më thoshte Lisi që ne të dy do ishim perlë aty.

 

Poll

MOS HUMB