Qytetërim

Nën hetim nga SPAK, Elvana rikthehet në Shqipëri, mban koncert në Vlorë e Tiranë

Sot edhe nesër Elvana do të jetë pjesë e koncerteve që organizohen nga Bashkia e Vlorës dhe nga ajo e Tiranës

E.K

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë e pranishme sot edhe nesër në Shqipëri, ku do të jetë pjesë e koncerteve që janë organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe e Tiranës, për festën e Pavarësisë. Sot, Gjata do të jetë e pranishme në Pallatin e Sportit në Vlorë, në orën 19:00, ndërsa nesër do të jetë në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të koncertit të Natës së Bardhë që është bërë një traditë në kryeqytet, çdo 29 Nëntor.

Vetë Elvana ka postuar në story dhe ka konfirmuar prezencën e saj në të dyja koncertet.

Nën hetim nga SPAK, Elvana rikthehet në Shqipëri, mban koncertNën hetim nga SPAK, Elvana rikthehet në Shqipëri, mban koncert

Prej ditësh emri i këngëtares ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas përmendjes së saj në dosjen e SPAK, për të fejuarin e saj Ervin Mata, i cili dyshohet se trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine për në Europë. Vetë këngëtarja po hetohet nga SPAK, qoftë për dijeninë e saj për aktivitetin kriminal, qoftë për pasurinë e saj, nëse ajo shërbente për të pastruar paratë e kokainës.

/Zëri

Poll

MOS HUMB