Energji & Mjedis

Ngrohja globale shkrin akullnajat! The Guardian: U “pastrua” një territor sa Shqipëria

Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë tre dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11,000 milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës.

D.XH
Ngrohja globale shkrin akullnajat! The Guardian: U “pastrua”
Groenlande

GREENLAND - Zona të rëndësishme të shtresës së akullit të shkrirë të Grenlandës po ‘prodhojnë’ tani bimësi, duke rrezikuar rritjen e emetimeve të gazeve serrë, rritjen e nivelit të detit dhe paqëndrueshmërinë e peizazhit. Një studim ka dokumentuar ndryshimin që nga vitet 1980 dhe tregon se zona të mëdha akulli janë zëvendësuar me shkëmbinj djerrë, ligatinat dhe rritjen e shkurreve, duke krijuar një ndryshim në mjedis.

Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë tre dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11,000 milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që arrin në 1.6% të mbulesës totale të akullit. Ndërsa akulli është tërhequr, sasia e tokës me bimësi është rritur me 33,774 milje katrore, më shumë se dyfishi i sipërfaqes së mbuluar.

Gjetjet tregojnë një pothuajse katërfishim të ligatinave në të gjithë Grenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit. Rritja më e madhe e vegjetacionit të dendur ligatinor ndodhi në afërsi të Kangerlussuaq në jug-perëndim dhe në zona të izoluara në veri-lindje. Shkencëtarët thonë se temperaturat më të ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale.

Në Grenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit midis 2007 dhe 2012 ishin 3C më të ngrohta se mesatarja midis 1979 dhe 2000. Sipas gjetjeve, ka shenja se rritja e vegjetacionit po rezulton në humbje të mëtejshme të akullit.

Jonathan Carrivick, një shkencëtar i Tokës në Universitetin e Leeds dhe një bashkëautor i studimit, i botuar në revistën Scientific Reports, foli për fenomenin. “Ne kemi parë shenja se humbja e akullit po shkakton reagime të tjera që do të rezultojnë në humbje të mëtejshme të akullit dhe do ndihet 'gjelbërimi' i mëtejshëm i Grenlandës. Në të njëjtën kohë, uji i lëshuar nga shkrirja e akullit po lëviz sedimentin dhe baltën, dhe kjo përfundimisht formon ligatinat dhe rrafshnaltat", tha shkencëtari. Dr Michael Grimes, autori kryesor i raportit, tha për situatën e krijuar. “Zgjerimi i bimësisë, që ndodh së bashku me tërheqjen e akullnajave dhe shtresës së akullit, po ndryshon ndjeshëm rrjedhën e sedimenteve dhe lëndëve ushqyese në ujërat bregdetare”, deklaroi ai.

Këto ndryshime janë kritike, veçanërisht për popullatat indigjene, praktikat tradicionale të gjuetisë që mbështeten në stabilitetin e këtyre ekosistemeve delikate. Për më tepër, humbja e masës së akullit në Grenlandë është një kontribues thelbësor në ngritjen e nivelit global të detit, një prirje që paraqet sfida të rëndësishme, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Studiuesit kanë përdorur gjetjet e tyre për të zhvilluar një model për të parashikuar ato zona në Grenlandë që ka të ngjarë të përjetojnë ndryshime të shënuara dhe të përshpejtuara në të ardhmen, për të vazhduar monitorimin e situatës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB