Qytetërim

Një çift i ri në ‘BBV’/ Fationi ka pëlqim për Riken?

Erjola dhe Vesa nuk dinë se si ta këshillojnë mikën e tyre, ndonëse e njohin nga jashtë Fationin

f.t
Një çift i ri në ‘BBV’/ Fationi ka pëlqim
Fation Kuqari dhe Rike Roçi

TIRANË- Teksa tre çifte janë krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët po aludojnë dhe për një romancë të re. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin dhe Rike Roçin. Teksa Rike Roçi, Erjola Doçi dhe Vesa po bisedonin me njëra-tjetrën, kjo e fundit u shpreh se Fation Kuqari mund të ketë një pëlqim për modelen.

Ndonëse gjatë qëndrimit në “BBVIP” ata janë parë shumë të afërt, Rike tregoi se nuk e ka shikuar kurrë me atë sy, megjithëse duke menduar u shpreh: “Prandaj më thotë ti më lëndon kur e ke këtë mendim. Unë i them ‘çfarë të thashë o njeri’?” Erjola dhe Vesa nuk dinë se si ta këshillojnë mikën e tyre, ndonëse e njohin nga jashtë Fationin.

Biseda:

Rike: Se kam parë asnjëherë me sy tjetër

Vesa: Mu kanë aktivizuar disa gjëra tani që po e analizoj

Rike: Prandaj më thotë ti më lëndon kur e ke këtë mendim. Unë i them ‘çfarë të thashë o njeri’?

Vesa: Çfarë do të bësh tani?

Erjola: Unë e njoh shumë nga jashtë por nuk jap dot një mendim, nuk e di se çfarë të them

Vesa: As unë se nuk është asgjë e sigurtë, është thjeshtë mendimi im. Janë thjeshtë mendime o Rike, sepse se dimë

Rike: Jo të betohem se di

Ngelet për tu parë në vazhdim nëse dyshja do i shprehin një pëqim njëri-tjetrit apo është thjesht një ngacmim i lojës nga banorët.

/ZËRI
Poll

MOS HUMB