
GJERMANI-Zvicra dhe Skocia e mbyllën sfidën me barazim. Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht djemtë e Steve Clarke, me “shkatërruesin” e “Djajve”, të Manchester United, Scott McTominay, i cili dërgoi në rrjetën e Sommer, një pasim të McGregor, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë, teksa vetëm 13 minuta më vonë, Xherdan Shaqiri realizon një “perlë” nga jashtë zone, duke barazuar shifrat përkohësisht e duke u bërë i vetmi lojtar, që ka shënuar në 6 turne madhorë futbollistikë radhazi.
Megjithatë, goli i shqiptarit ishte dhe i fundit për këtë sfidës, të paktën i rregullt. Për “Helvetët” shënuan sërish, “pistontët” e sulmit, Dan Ndoye e Breel Donald Embolo, mirëpo pas rishikimit të golave, me anë të sistemit VAR, rrjetat e regjistruara nga djemtë e teknikut Yakin rezultuan të pavlefshme, duke e lënë rezultatin e pandryshuar në 1 me 1.
Zvicra do luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë. /ZËRI