
Nokia 1100
ITALI- Para shpikjes së telefonave inteligjentë, tregun e dominonin "feature phones". Pra, celularët e vjetër, ata me të cilët nuk mund të përdorej as "Whatsapp" dhe as "Facebook".
"Nokia 1100" është padyshim telefoni më i shitur i të gjitha kohërave. Ka 250 milionë telefonë të shitur. I tregtuar që nga viti 2003, ai ka karakteristika që sot duken pothuajse parahistorike: s'ka kamera, ka ekran bardh e zi, bateri që mbante një javë dhe peshë prej vetëm 96 gramësh.

Nokia 1100
Sot, megjithatë, mund të blihet edhe në tregje të ndryshme online, me çmime që variojnë nga 20 deri në 50 euro në varësi të gjendjes që ka celulari. Një artikull i vërtetë për koleksionistët./ZËRI
Poll