BRITANI E MADHE- Lajmi se mbreti Charles III i Britanisë së Madhe vuan nga kanceri ka shkaktuar bujë globale. Atmosfera në Buckingham është e ngarkuar nga problemet shëndetësore me të cilat po përballen Kate Middleton dhe ish-bashkëshortja e Princit Andrew, Sarah Ferguson. Deklarata e Pallatit nuk specifikuan formën e kancerit, por u zbulua se është kancer prostate.
Por ngjarja ishte paralajmëruar. Siç raporton Marca, Michel de Notre-Dame, i njohur më mirë si Nostradamus, botoi librin e tij "Les Proféties (The Prophecies)" në tre pjesë, në 1555, 1557 dhe 1568. Librat janë një përmbledhje me 942 katrante poetike që supozohet për të parashikuar ngjarjet e ardhshme. Një prej tyre duket se ka të bëjë me zhvillimet në Buckingham. Në një nga pasazhet nga Profecitë, Nostradamus i ishte referuar një "mbreti të ishujve" i cili "do të dëbohet me forcë".
Autori britanik dhe komentatori i Nostradamusit, Mario Reading, beson se Nostradamus parashikoi vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II dhe analizoi se Mbreti Charles III do të abdikonte nga froni pas sulmeve të vazhdueshme ndaj tij. Po ashtu, Harry do të zëvendësojë William si mbret, pasi nuk ka asnjë "grimcë" brenda tij.
Ndaj ka shumë që mendojnë se do të jetë Princi Harry do të jetë ai që do të ngjitet në fronin mbretëror britanik nëse diçka ndodh me mbretin Charles III. Megjithatë, tekstet e “profetit” zakonisht janë të ngatërruara dhe të paqarta, ndaj edhe interpretimi i asaj që ai ka shkruar bazohet në imagjinatën e secilit. Ndaj abdikimi i fronit mendohet se do të vijë si pasojë e sëmundjes së tij.
Tre javët që tronditën pallatin
Përveç sëmundjes së mbretit Charles, edhe Kate Middleton ende po shërohet nga operacioni abdominal, ndërsa Sarah Ferguson po lufton gjithashtu me kancerin e lëkurës. Në fakt, gjendja shëndetësore e Princeshës së Uellsit, na kujton “mallkimin” që ka përndjekur pallatin në 320 vitet e fundit. Grave të familjes mbretërore që kanë mbajtur titullin “Princesha e Uellsit” kanë pasur funde të tmerrshme, si psh. Diana apo dhe Karolina e Braunschweig - Wolfenbüttel, e cila u u helmua.
“Legjenda” thotë seë princeshat që mbajnë këtë titull të zhyten në mjerim të madh për shkak të problemeve shëndetësore./ZËRI