Qytetërim

"Nuk jam një kukull prej lecke, jam fëmija i dikujt", ish-e dashura e Sean Diddy rrëfen abuzimet

Sot është marrë në pyetje nga ana e mbrojtjes dhe e Prokurorisë. Gjykatësi Arun Subramanian e ka bërë të qartë se dëshiron që Ventura, e cila është edhe shtatzënë tetë muajshe, ta përfundojë dëshminë e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

F.m
"Nuk jam një kukull prej lecke, jam fëmija i dikujt", ish-e
Ilustrim i gjyqit

SHBA- Ish-e dashura e Sean "Diddy" Combs, Cassie Ventura është ulur sërish në bankën e dëshmitarëve, në ditën e katërt të gjyqit që po zhvillohet ndaj manjatit të hip-hopit.  Ventura i ka kaluar tre ditët e fundit duke dëshmuar për detaje grafike të abuzimit të dyshuar seksual dhe fizik nga duart e Combs.

Sot është marrë në pyetje nga ana e mbrojtjes dhe e Prokurorisë. Gjykatësi Arun Subramanian e ka bërë të qartë se dëshiron që Ventura, e cila është edhe shtatzënë tetë muajshe, ta përfundojë dëshminë e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo hyri në sallën e gjyqit e veshur me një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të zezë, dhe foli për incidentin famëkeq të vitit 2016 në InterContinental, në të cilin pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Combs duke e goditur, shkelmuar dhe zvarritur atë.

Në mesazhet që Ventura i dërgoi Combs pas sulmit të dyshuar që e la me një sy të nxirë, ajo i tha atij sa e pakënaqur ishte për atë që ndodhi.

"Nuk jam një kukull prej lecke, jam fëmija i dikujt", thuhej në një mesazh.

Një provë kyçe në këtë gjyq kanë qenë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të Sean "Diddy" Combs dhe ish-partneres së tij, këngëtares Cassie Ventura.

Pamjet tregojnë incidentin e vitit 2016 në hotelin InterContinental në Los Angeles, ku Combs shihet duke sulmuar Venturën në një korridor.

Videoja u sigurua dhe u publikua nga CNN vitin e kaluar dhe i është shfaqur jurisë disa herë në këtë gjyq.

Ventura ka dëshmuar për atë që ndodhi atë ditë, dhe një ish-roje sigurie hoteli ishte dëshmitari i parë në bankën e të akuzuarve në këtë gjyq.

Ai dëshmoi se e gjeti Combs atje në një peshqir, të përkulur në një karrige me një pamje "djallëzore" në fytyrë dhe një vazo të thyer në dysheme.

“Ventura u ul e strukur në cep me fytyrën e mbuluar”, tha ai.

Çfarë ka ndodhur me Combs, akuzat dhe ngjarja në mënyrë kronologjike:

16 shtator 2024: Combs arrestohet pas një aktakuze të ngritur nga juria e madhe. Ai bashkëpunoi me autoritetet.

17 shtator 2024: Akuzat dhe detajet dolën në dritë pasi Combs u paraqit në gjykatë. Ai u akuzua për trafikim seksual, shantazh dhe transportim për t'u angazhuar në prostitucion. Në një aktakuzë që u zbulua në të njëjtën kohë, prokurorët pretenduan se ai ishte përfshirë gjithashtu në rrëmbim, punë të detyruar, ryshfet dhe krime të tjera.

30 janar 2025 : Prokurorët në Nju Jork zgjeruan çështjen e tyre kundër Combs, duke e akuzuar atë për detyrimin e dy grave të tjera në akte seksuale dhe për varjen e një personi mbi ballkonin e një apartamenti.

4 Prill 2025: Prokurorët federalë ndryshuan aktakuzën kundër Combs për herë të tretë, duke shtuar dy akuza të reja për trafikim seksual dhe transportim për t'u angazhuar në prostitucion.

Combs i ka mohuar të gjitha akuzat.

Poll

MOS HUMB