
FIER- Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier ka shokuar mbarë opinionin publik, për shkak të një sherri mes të rinjve që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale. Një takim që ishte lënë për ‘sqarim’ la përfunduar në tragjedi, me një viktimë, një të plagosur dhe dy të rinj të tjerë në burg.
Në lidhje me këtë ngjarja ka pasur reagime të shumta, ku në njërin prej tyre, Turjan Hysko jep disa mesazhe të forta për të rinjtë. Turi shkruan se gjithçka mund të duket normale kur bëhet fjalë për moshën e re, po kurrsesi një sherrr me thika.
“O çuna, 18 vjec eshte ok te gabosh, eshte ok te qash, eshte ok te zihesh me grushta, eshte ok te te thyhet zemra, eshte ok "te urresh" prindin, eshte ok te ta shpif shkolla, eshte ok te te duket vetja mbret dhe deshtak ne fraksion sekonde, eshte ok te pish bar, eshte ok te jesh rrepist, metalar, eshte ok te jesh krisht, eshte ok te jesh antikrisht, eshte ok te behesh aq tape sa mos te te mbajne kembet, eshte ok ta ngrysesh me 2mije leke ne xhep, eshte ok te shkosh tek peshqirat, eshte ok te kesh frike. Eshte ok o vella se je 18 vjec, ke aq shume per te bere! Me beso, eshte ok ta jetosh jeten sikur ecen ne maje te gishtave siper tehut te holle te nje thike pa ditur cfare sjell e nesermja!
Por nuk eshte fare ok te therresh me thika! Nuk eshte trimeri te marresh disa jete! Te atij qe therre, tenden, te prinderve te tij, prinderve te tu! Helmoni nje Shqiperi te tere mor çuna! Nuk eshte trimeri te therresh me thika!
P.s Tik Toku i merr leket e veta si te therreni virtualisht, si te therreni me thika!”, shkruan Turi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Grei Bihuci, mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muça. Familja e tij ka hapur sot dyert e mortit, ndërkohë që tronditja është e madhe. Dyshohet se i riu nuk ka qenë pjesë e sherrit dhe është futur për të ndarë konfliktin që shoku i tij kishte me autorin e vrasjes. Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë një sherr që ka nisur fillimisht në rrjetet sociale.
/ZËRI