
TIRANË- Pasditja e sotme ka kaluar me tensione dhe debate të forta në shtëpinë e "Big Brother Vip". Teksa ndodheshin në "living", Ledjona dhe Egla kanë shpërthyer në ofendime dhe tone të larta ndaj njëra-tjetrës. Dy banoret në një moment për pak sa nuk përplasen fizikisht ndërsa ka qenë Julia ajo e cila është munduar t'i qetësojë.
Egla i drejtohet Ledjonës duke i thënë se qëllimi i saj është të ulë femrën dhe sipas saj këtë gjë po bën me vajzat në shtëpi. Kjo e fundit ka shpërthyer në fjalë të rënda dhe tiketime të tipit, "vemje".
Debati në videon më poshtë:
View this post on Instagram
Këto situata janë kthyer në rutinë në "BBV", ku banorët i gjëjmë çdo ditë duke debatuar me fjalor aspak etik ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nga sa është parë, produksioni nuk ka marrë masa përveçse u ka tërhequr herë pas here vëmendjen./ZËRI