Qytetërim

Olimpikoja i stërmbushur për festë, kthehet në protestë të madhe anti-Lotito

Nëse Interit i mbetet edhe një finale e Ligës së Kampioneve për ta shpëtuar sezonin, Lacioja e Lotitos do t'i shohë të gjitha kupat evropiane nga televizioni dhe gjithçka e kompikoi vetë, pasi për një sezon të tërë ishte brenda zonës evropiane.

Redaksia Zëri
Olimpikoja i stërmbushur për festë, kthehet në protestë
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Lacion duket se e zunë hakat interiste. Barazimi 2-2 i hoqi titullin zikaltërve, por duket se ia paralizoi fuqitë edhe lacialëve për të garuar fort edhe ndaj Leçes.

Nëse Interit i mbetet edhe një finale e Ligës së Kampioneve për ta shpëtuar sezonin, Lacioja e Lotitos do t'i shohë të gjitha kupat evropiane nga televizioni dhe gjithçka e kompikoi vetë, pasi për një sezon të tërë ishte brenda zonës evropiane.

Me një "Olimpiko" të stërmbushur për të mbështetur skuadrën e Baronit të gjente një vend në Evropë, ku të gjitha ishin në lojë e të hapura në varësi të kombinimit të rezultateve, Liga e Kampioneve, Liga e Evropës dhe Konferenca, bardhekaltrit zgjodhën të bënin tamam hapin më të gabuar.

U duhej një fitore dhe të prisnin se në cilën kupë do të luanin. Ata humbën.

Ata humbën ndaj Leçes. Supozohej që kjo ndeshje, thuajse finale, të ishte studiuar mirë duke patur parasysh diferencat e mëdha mes skuadrave. Po ashtu, njohja e Baronit për mjedisin salentin mendohej si një tjetër avantazh konkurrues. Uria e Lacios për Evropë, pas një shijeje pengu nga eliminimi prej Bodo Glimtit, publiku vendas i mbipranishëm, ishin të gjitha shenja të një fitoreje të sigurt. Gjatë lojës, Leçja mbeti me një lojtar më pak që në pjesë të parë. As këtë element lacialët nuk gjetën fuqi ta shfrytëzojnë. Lacio 0, Leçja 1, me golin e Kulibalisë pas një gabimi të qendërmbrojtjes laciale.

Vendin e katërt të Ligës së Kampioneve e siguroi Tudori i Juventusit, që duket se realizoi një objektiv shumë të rëndësishëm të klubit. Ai mundi si udhëtues në një ndeshje me gola dhe emocione Venecian vendëse, 2-3. Roma e Ranierit e mbylli fabulën në mënyrën më të denjë të mundshme, e pesta, pas fitores në një fushë të vështirë me Torinon, 0-2. Projekti i shkëlqyer i Fiorentinës u shpërblye sërish me pjesëmarrje evropiane, ajo mori vendin e fundit evropian, të gjashtin në Serinë "A", të Ligës së Konferencës./ZËRI

Poll

MOS HUMB