Qytetërim

Pak ditë para finales, Albano Bogdo largohet nga “Ferma VIP”

Albano ka pasur një përplasje me fermerin tjetër, Robert Aliaj.

k.m.
Pak ditë para finales, Albano Bogdo largohet nga “Ferma VIP”
Albano Bogdo

TIRANË- Aktori i humorit Albano Bogdo është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP”. Vendimin për të lënë në mes garën në ditën e 70 e ka marrë ditën e djeshme. Gjatë ditës së sotme, Albano ka pasur një përplasje me fermerin tjetër, Robert Aliaj.

Ka qenë Roberti, ai i cili në rolin e kryefermerit i ka thënë Albanos se do e dënojë duke e çuar në shtëpinë e fakirit, nëse nuk i bindej urdhërave të tij për të punuar në fermë.

“Për arsye të prishjes së rregullave në komunitet, thyerja e urdhrave të kryefermerit, unë të dënoj ty. Ti do shkosh tek shtëpia e fakirit nga tani për një kohë të pacaktuar. Shko atje, këtë autoritet e kam tani nga Agai. Je më i nderuar po të më dëgjosh mua. Unë jam Agai dhe ti do shkosh atje dhe do dalësh kur të më teket mua. Unë nuk jam delirant, as njeri i parespektuar. Nuk dua asnjë pordhac këtu që thotë nuk e bëj këtë. Kam respekt për njerëzit që respektojnë njëri-tjetrin,”- tha Roberti.

Këtë moment, Albano ka marrë vendimin për të lënë garën, edhe pse banorët e tjerë tentuan që ta ndalonin./ZËRI

Poll

MOS HUMB