Qytetërim

Parashikimet e Nostradamus për vitin 2024: Priten ngjarje katastrofike

Të gjithë janë dakord se viti 2023 ishte një vit sfidues dhe sipas një profeti të njohur, 2024 nuk do të jetë shumë më i mirë.

k.m.
Parashikimet e Nostradamus për vitin 2024: Priten ngjarje katastrofike
Nostradamus

SHBA- Në librin e tij “Les Propheties” të vitit 1555, Nostradamusi paraqet vizionet e tij për të ardhmen përmes vargjeve enigmatike. Fatkeqësisht, parashikimet e tij nuk ishin optimiste. Shumë besojnë se Nostradamus parashikoi me saktësi ngjarje të tilla si sulmet e 11 shtatorit, vrasja e Presidentit Kennedy dhe ardhja e Hitlerit në pushtet.

Por çfarë mund të presim nga viti i ardhshëm nëse parashikimet e Nostradamus rezultojnë të sakta? Një varg paralajmëron për thatësirën dhe përmbytjet, ndërsa një tjetër parashikon "një zi të madhe buke përmes një valë murtajash". Shumë e interpretojnë këtë si një shenjë të një cunami… Duket se mund të përballemi me ngjarje katastrofike, duke përfshirë konflikte të mundshme me Kinën.

Disa e interpretojnë "kundërshtarin e kuq" si një referencë për Kinën komuniste, ndërsa Nostradamus përmend edhe betejat në det. Duke pasur parasysh fuqinë e marinës së Kinës, rezultatet e një konflikti mund të jenë katastrofike.

Nostradamus përmendi edhe "mbretin e ishullit" i cili u rrëzua me dhunë. Interpretuesit sugjerojnë se kjo i referohet mbretit aktual britanik, Charles, por vetëm koha do të tregojë se sa të sakta janë këto interpretime./ZËRI

Poll

MOS HUMB