
ITALI- Është koha për të zbuluar gjëra të reja dhe Françeska Sofia Novello, partnerja e Valentino Rossit duket se nuk ka ngurrime. Në podkastin e drejtuar nga Diletta Leotta, Mamma Dilettante, modelja ka rrëfyer intimitetin e saj me ish-garuesin e MotoGP.
"Ne ishim çift. Unë shkoja në gara me të, ata flinin bashkë çdo natë. Ndoshta jo pikërisht të shtunën para garës, por ka ndodhur që kemi bërë seks gjatë fundjavës së garës. Vendi më i çuditshëm ku kam bërë dashuri? Nuk është se e kemi bërë në garazh, jo në motor, kjo do të ishte e çuditshme. Pilotët kanë një zonë për ta me një dhomë dhe një shtrat,"-tregoi ajo pa filtra.
Tashmë, Françeska dhe Valentino janë prindër të Giulietta-s së vogël; ndaj dhe ajo foli edhe për mëmësinë.
“Ne nuk po kërkonim një fëmijë dhe nuk ishte as koha e duhur: unë sapo kisha ndryshuar agjenci dhe kisha shumë projekte të reja, përveç atij të të qenit nënë. Kam qarë katër ditë rresht. Vale, nga ana tjetër, priste një sinjal apo momentin e duhur për të ndaluar karrierën e tij. Ai erdhi në shtëpi të dielën dhe donte të më tregonte për vendimin e tij, ndaj edhe unë doja t'i tregoja për shtatzëninë: në fund e gjetëm njëri-tjetrin dhe ai ishte momenti, gjithçka zuri vend"./ZËRI