
KOSOVË-Xhudisti që i ka sjellë disa medalje Kosovës, Akil Gjakova është akuzuar së fundmi nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin. Por duket se situata është edhe më e rëndë, ku së fundmi akuza të reja janë ngritur edhe për prindërit e sportistit. Avokatja e ish-bashkëshortes së Akil Gjakovës ka rrëfyer detaje për Gazetën Nacionale, duke treguar se klientja e saj ka pësuar “dhunë fizike dhe psikike” nga ish-bashkëshorti. Avokatja gjatë intervistës ka akuzuar për ushtrim të dhunës edhe prindërit e sportistit kosovar, ndërsa bëri të ditur se ka dorëzuar video-incizimet përkatëse në Prokurori. Ndërkohë nëna e Gjakovës ka mohuar akuzat për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së saj, ndërsa gazetari i Nacionales ka konfirmuar se Gjakova aktualisht ndodhet jashtë vendit.
“Më tregoj që ka mpirje të dorës, syrit dhe kokës për shkak të gjithë kësaj gjendje. Dhuna ka filluar nga data 30 korrik e deri tani. Gjithë këta muaj ajo i ka kaluar e vetme, pa ndihmën e askujt derisa denoncoi dhunën nëpërmjet avokatit. Suela është në gjendje shumë të rënduar, madje më ka rënduar edhe mua me gjendjen e saj. Më herët njoftuam edhe Emergjencën dhe jemi në pritje që t’i japë ndihmën e parë. Ata kanë jetuar bashkë deri në ditën kur iu mbyll dera. Ditën e shtunë. Kanë vazhduar të jetojnë së bashku dhe Suela e ka kuptuar nga njoftimi i Gjykatës se bashkëshorti nga muaji tetor ka fillu procedurën e divorcit por duke mos e ndarë bashkëjetesën faktike me të dhe duke patur tortura psikofizike gjatë gjithë këtyre muajve. Ka dhunë edhe nga persona të tjerë në familje, nga prindërit e tij, ka video-incizime të cilat sot i kam dorëzuar para Prokurores së rastit”, tha ajo.
Nacionale ka kontaktuar edhe nënen e xhudistit Xhakova për të marrë versionin e saj rreth rastit. E pyetur rreth pohimeve të avokates se “edhe prindërit e xhudistit Xhakova kanë ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes”, ajo ka mohuar akuzat. Ndërkohë xhudisti Gjakova është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit./ZËRI