Qytetërim

Pas polemikave në rrjet, boskierja irlandeze mbron algjerianen: Është mundur edhe nga gratë

Boksierja irlandeze, Amy Broadhurst, tha se kjo ishte një ndeshje e denjë.

I.F
Pas polemikave në rrjet, boskierja irlandeze mbron algjerianen:
Amy Broadhurst dhe Imane Khelif

PARIS- Pas polemikave të ngritura për ndeshjen mes boksieres italiane, Angela Carini dhe asaj algjeriane, Imane Khelif, shumë njerëz kanë kritikuar këtë të fundit, por ka dhe nga ata që e kanë mbrojtur. Boksierja irlandeze, Amy Broadhurst, tha se kjo ishte një ndeshje e denjë.

“Më vijnë shumë mesazhe që më pyesin për Khelif. Unë personalisht nuk mendoj se është vjedhje. Kështu ka lindur dhe nuk është në kontrollin e saj. Fakti që ajo është mundur nga nëntë gra në të kaluarën i thotë të gjitha”, tha ajo.

Boksierja italiane, Angela Carini, u dorëzua pas 46 sekondave në ring he duke qarë iu drejtuar trajnerit të saj se nuk mundej më. Ajo tha se kurrë në jetën e saj nuk ka marrë grushta kaq të fortë. Ndërsa, Algjeria iu përgjigj komenteve ku tha se nuk do të lejojë diskriminim ndaj Imane Khelif. Boksierja algjeriane, Imane Khelif dhe boksierja nga Tajvani, Lin-Yu Ting rezultuan se kishin hormone mashkullore tejet të larta dhe mbi normën normale që ka një grua. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB