Qytetërim

Pas skandalit me fotot e fëmijëve, Kim rikthehet si modele e Balenciaga-s

Balenciaga u kritikua fuqishëm, për fotot e saj, ku disa fëmijë pozonin me arushë me rripa

D.XH
Pas skandalit me fotot e fëmijëve, Kim rikthehet si modele e
Kim Kardashian duke pozuar për Balenciaga

PARIS – Kim Kardashian ka modeluar për koleksionin e veshjeve të markës “Balenciaga”, gjatë Javës së Modës në Paris.

Kim pozoi përpara një perdeje të kuqe, teksa ka veshur një fustan të zi. Kim kishte veshur çizme, po ashtu ngjyrë të zezë.

Ajo gjithashtu mbajti një takë të lartë argjendi me shkëlqim në dorën e saj të djathtë.

Edhe pse Kim mbështeti “Balenciaga”-n gjatë Javës së Modës në Paris, Page Six raporton se ajo nuk mori pjesë në shfaqjen e markës më 1 tetor. Kim shikoi koleksionin e “Balenciaga” në mënyrë private.

Partneriteti i Kim me Balenciaga, vjen një vit pas skandalit të reklamës së markës me foto fëmijësh. Balenciaga mori kritika të forta, pas një reklame ku shfaqeshin fëmijë që pozonin me arushë të lidhur me rripa.

Kim Kardashian në atë kohë u kritikua për pamjet, duke qenë se ajo ishte ambasadore e firmës. Kjo, edhe sepse ylli i Hollyvood heshti fillimisht për skandalin. Kim e komentoi më pas incidentin e rëndë, duke thënë se të drejtat e fëmijëve nuk duhen cënuar, ndërsa rivlerësoi partneritetin me markën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB