
Britney Spears
SHBA- Pasuria e Britney Spears pas botimit të librit të saj "The Woman In Me" dhe publikimit të duetit të saj me Elton John është rritur me shpejtësi. Sipas një raportimi të US Weekly, këngëtarja ka arritur të fitojë 40 milionë dollarë vitin e fundit. Një burim pranë këngëtares tha se Spears ka një 'problem' shumë të madh… pasi shpenzon shumë para.
“Brittney blen shumë rroba në internet gjatë gjithë kohës”, thotë burimi.
Veç kësaj, ajo theksoi se ylli harxhon shumë para në udhëtime luksoze në destinacione si Bora Bora dhe Hawaii.
“Në rrethin e saj janë të shqetësuar për shpenzimet që ajo bën”, përfundon burimi./ZËRI
Poll