Qytetërim

Për çfarë i përdorte Diddy 1000 shishet e vajit për bebe që iu gjetën në banesë? Avokati: Blen me shumicë

Reperi Sean Diddy Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë, ndaj ai tashmë ka kufizuar kontaktet me shtatë fëmijët e tij.

M.M
Për çfarë i përdorte Diddy 1000 shishet e vajit për
Diddy

SHBA- Që prej arrestimit të reperit Sean "Diddy" Combs, çdo ditë po dalin detaje të reja nga festat e tij të diskutueshme ku thuhet se ndodhnim skandale. Gjatë arrestimit të tij, në shtëpinë e Diddy, Policia gjeti mbi 1000 shishe me vaj për bebe dhe lubrifikantë të ndryshëm, ndërsa avokati i Diddy ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.

"Unë nuk mendoj se ishin 1000, mendoj se kishte më shumë. 'Costco' (një markë amerikane) është afër rrugës ku ai jeton dhe është e ditur që të gjithë amerikanët blejnë me shumicë. Në fund të fundit, të gjithë të rriturit kanë rënë dakord të bëjnë atë që bëjnë të rriturit. Ne nuk mund të jemi aq idhtarë sa të mendojmë se seksi është një gjë e keqe, sepse nëse do të ishte kështu, njerëzit nuk do të ekzistonin më,"- u përpoq të shpjegonte avokati i tij Mark Agnifalo për The New York Post.

Reperi Sean Diddy Combs aktualisht ndodhet në burg, pasi i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë, ndaj ai tashmë ka kufizuar kontaktet me shtatë fëmijët e tij. Ai akuzohet për shantazh, trafikim njerëzor në cilësinë e shfrytëzimit seksual dhe krime që lidhen me prostitucionin.

 

Ai akuzohet se se i detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai u dha viktimave droga të tilla si ketaminë, MDMA dhe BHB. Ata sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike dhe trearmë, të cilat ishin fshehur në dollapin e tij të dhomës së gjumit në rezidencën në Miami. Arrestimi në Manhattan pasoi kontrollet në dy nga pronat e tij në Los Anxhelos dhe Miami si pjesë e një hetimi federal për abuzimin e mundshëm seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB