
KOSOVË– Në listën e lojtarëve të grumbulluar të përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026, menjëherë bie në sy mungesa e mesfushorit shumërolësh, një ndër lojtarëve më të aktivizuar të klubit më të mirë rumun, Kluzhit (Cluj).
Meriton Korenica këtë vit ka luajtur 37 ndeshje me të Kluzhin, 9 gola dhe 4 asiste në të gjitha garat, e megjithatë nuk është parë i përshtatshëm për t'u grumbulluar me kosovarët. Te Kosova Korenica ka gjetur vetëm 5 aktivizime, asnjëherë titullar, me një total prej 114 minutash, ku megjithatë ka mundur të krijojë një asist.
Deri më tani nuk ka një deklaratë nga lojtari, por opinioni publik sportiv e ka parë me dyshim këtë vendim. Qeqa Krelani, një gazetare sportive me përvojë dhe ndjekëse e futbollit në Kosovë dhe Shqipëri, ka kritikuar këtë vendim në rrjetet e saj sociale./ZËRI