Qytetërim

Përjetësisht bavarez, Thomas Muller zgjat kontratën deri më 2025

Mesfushori gjerman Thomas Muller ka një jetë tek Bayern Munich dhe duket se nuk ka në mend që ta ndryshojë ekipin e tij.

D.XH
Përjetësisht bavarez, Thomas Muller zgjat kontratën deri më
Thomas Muller

GJERMANI - Mesfushori i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka nënshkruar një vazhdim të kontratës për një vit deri në qershor të vitit 2025. 34-vjeçari gjerman e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Bayern, duke bërë 684 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2008.

Presidenti i klubit Herbert Hainer tha: “Bayerni është formuar nga shumë personalitete dhe nuk do të ketë më kurrë një lojtar si Thomas Müller”. Muller ka fituar 12 tituj të Bundesligës gjermane, dy herë Ligën e Kampionëve, gjashtë kupa gjermane dhe tetë Superkupa gjermane.

Bayern aktualisht ka lënë pas Leverkusenin me katër pikë, edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Thomas Muller nga shumë sportdashës është konsideruar ikona e klubit të Bayernit dhe është po ashtu kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Muller dhe panzerat e fituan trofeun më të rëndësishëm në glob pikërisht në Brazil, ekip i konsideruar “rival i përjetshëm i gjermanëve”. /ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB