
TIRANË- Aktorja Elia Zaharia ka komentuar sërish përplasjen me ish-bashkëshortin e saj, Princ Leka II. Elia ka reaguar sërish për emisionin “Jetë Shqiptare”, lidhur me procesin gjyqësor që ka nisur, duke zbuluar se seanca e fundit u shty pasi Prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor. Por ndër të tjera shtoi se nuk mund të bëjë më reagime publike të tjera për shkak se duhet të respektojë procesin gjyqësor.
Por, i ka komentuar deklaratat e personazheve që në publik janë prezantuar si miqtë e saj dhe të ish-bashkëshortit të saj.
“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjekoligjor. Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedure! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.Ju a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon Prokurorisë,”- përfundon Elia Zaharia.
Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Përpos divorcit dhe dhuna ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar në gjykatë./ZËRI