
TIRANË- Nuk kanë fund debatet mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos në shtëpinë e Big Brother Vip. Pas “Prime”, dyshja kanë qenë në oborr ku kanë lëshuar sërish akuza ndaj njëri-tjetrit. Producenti e akuzon si pijanece, ndërsa aktorja i kthehet duke i thënë përndjekës.
Debati:
Meritoni: Ke pirë dy gota
Egla: Po është rrugë kalimi! Kam pire tre gota, jo dy
Meritoni: Kujdes kur të ecësh
Egla: Hap rrugën, i paedukuar
Jetimir: Nuk kemi asnjë interes ta vazhdojmë
Egla: Pse ju intimidova unë
Jetmiri: Jo, por nuk kemi interes, nuk të shikojmë dhe nuk të vlerësojmë
Meritoni: Po na pengon në fakt
Egla: Çohu, dil tek dera e kuqe. Të thashë lëviz dhe nuk lëvize
Meritoni: Cila është logjika këtu! Na i prishi muhabetin
Egla: Mund ta vazhdoni, mund të largoheni
Jetimir: Largohu ti
Meritoni: I ke pirë nja tre gota, je në relaks
Egla: Po sytë pse i bën si maniak
Meritoni: Për qejf i bëj, ca të pengon ty?
Egla: Dukesh si maniak
Meritoni: Si i bëka një maniak sytë, se përndjekës më ke bërë, maniak po më bën
Egla: Përndjekës je, nuk të kam bërë unë. Ti më ke bërë pijanecë
Meritoni: Unë nuk të kam thënë je pijanecë. Unë të kam thënë që ke pirë nja tre gota, je bërë qejflie dhe kur je qejflie ti del nga vetja.
Egla: Ooo pse qejfliet dalin nga vetja?
Meritoni: Ti po, del nga vetja, të trashet gjuha…ky është realiteti./ZËRI